Bilanci i reformës territoriale

Reforma territoriale e vitit 2014 reduktoi njësitë vendore në vetëm 61 bashki. Kjo reformë premtoi më pak fonde të shpenzuara, më pak të punësuar dhe më shumë shërbime afër qytetarëve. Por çfarë rezultatesh prodhoi ajo realisht? A kanë mundësi bashkitë e vogla të kryejnë investime apo të kenë pavarësi financiare? A po shpenzohen më pak para për administratat vendore, dhe a po marrin qytetarët më shumë shërbime cilësore?

“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana.