A keni informacion konfidencial i cili mendoni se do të nxjerrë në dritë korrupsionin e autoriteteve shtetërore? Dëshironi ta ndani atë me Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësore? Ne ofrojmë disa mënyra për të kontaktuar dhe siguruar materiale për gazetarët tanë. Asnjë sistem komunikimi nuk është plotësisht i sigurt, por këto mjete mund të ndihmojnë në mbrojtjen e anonimitetit tuaj. Ne kemi përshkruar secilin më poshtë, por ju lutemi rishikoni gjithashtu kushtet dhe udhëzimet e çdo aplikacioni. Ju lutemi mos dërgoni reagime, ide historie, ose njoftime për shtyp përmes këtyre kanaleve.
Për korrespondencë më të përgjithshme vizitoni faqen tonë të kontaktit.
ÇFARË E PËRBËN NJË SINJALIZIM TË MIRË?
Një lajm i fortë do të ketë disa përbërës. Dokumentacioni ose provat janë thelbësore. Spekulimi ose të pasurit e një dyshimi nuk ngrihet në nivelin e një sinjalizimi. Një lajm i mirë duhet të artikulojë një çështje ose problem të qartë dhe të kuptueshëm me pasoja në botën reale. Jini sa më specific për sa i përket historive me impakt të gjerë shoqëror.
Shembuj të sinjalizimeve të mira përfshijnë:
Këtu mund të gjeni prova që ky përfaqësues i qeverisë po shkel ligjin.
Kjo është prova se kjo kompani po sillet në mënyrë joetike.
Ne do të shqyrtojmë rregullisht mesazhet, por nuk mund të premtojmë se secili do të marrë një përgjigje individuale. Ka shumë mënyra për të paraqitur sinjalizimet tuaja. Secila metodë ofron nivele të ndryshme të mbrojtjes, kështu që ne ju inkurajojmë që të jeni të sigurt mbi metodën e përcjelljes së informacionit që do të përzgjidhni. Ne do t’i përgjigjemi sinjalizimeve duke përdorur të njëjtën metodë në të cilën janë dorëzuar. Për shembull, nëse na paraqisni një informacion me WhatsApp, ne do t’ju përgjigjemi vetëm duke përdorur WhatsApp.
WhatsApp është një aplikacion falas për mesazhe në pronësi të Facebook, që lejon kriptimin e plotë nga fundi në fund për shërbimin e tij. Vetëm dërguesi dhe marrësi mund të lexojnë mesazhe, foto, video, mesazhe zanore, dokumente dhe thirrje. Megjithëse mund të kufizoni disa informacione të llogarisë të ndara në Facebook, WhatsApp ende mban regjistra të numrave të telefonit të përfshirë në shkëmbim dhe metadata të përdoruesve, duke përfshirë vulat kohore në mesazhe.
Na shtoni: +355 6 88 56 36 86 (ACQJ)
SIGNAL
Aplikacioni i mesazheve falas dhe me burim të hapur ofron enkriptim nga fundi në fund për të dërguar mesazhe, foto, video dhe thirrje. Signal ruan vetëm numrin tuaj të telefonit, kur jeni regjistruar për herë të parë në shërbim dhe kur keni qenë për herë të fundit aktiv. Asnjë komunikim për metadata nuk ruhet. Aplikacioni gjithashtu lejon që mesazhet të vetë-shkatërrohen, duke i hequr ato nga telefonat e marrësit dhe dërguesit (pasi të jenë parë) pas një kohe të caktuar.
Na shtoni: +355 6 88 56 36 86 (ACQJ)
TELEGRAM
Telegram është një aplikacion i mesazheve të menjëhershme të bazuara në re (cloud). Aplikacioni përmban një mundësi të fshehjes së përmbajtjes së bisedave me kriptim nga fundi në fund (private chat room), si dhe një variant të rregullt bisede që është i kriptuar në Telegram Cloud. Ky aplikacion është i shkarkueshëm për shumë sisteme operative mobile dhe desktop, përkatësisht iOS, MacOS, Android, Windows Phone, Windows dhe Linux. Ne sugjerojmë që të përdorni Telegram vetëm për kontaktin e parë, dhe vetëm në rast se nuk keni qasje në Signal.
Na shtoni: +355 6 88 56 36 86 (ACQJ)
DËRGESA POSTARE
Posta e dorëzuar përmes shërbimit postar është një tjetër mjet i sigurtë komunikimi.
Adresa:
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi 69
Tiranë
ALBANIA
PLATFORMA E SINJALIZIMIT ANONIM SECUREDROP SINJALIZO!
Opsioni më i sigurtë për sinjalizimin e korrupsionit pranë nesh mbetet platforma SecureDrop, një platformë tërësisht e enkriptuar fund më fund dhe që ruan anonimitetin e palëve në çdo rast, për të gjithë palët në bisedë, dhe palë të treta që mund të kërkojnë qasje.
Përpara se të filloni përdorimin e SecureDrop, është e nevojshme të shkarkoni TOR Browser.
Për të shkarkuar dhe përdorur Tor Browser, ndiqni hapat e treguara në video-guidën e mëposhtme:
Pasi të keni shkarkuar këtë shfletues, ju mund të aksesoni platformën tonë përmes adresës:
http://nziyxefmrzust64snpsexnm6bdd5mxas4vir4twkqmtu4kxgcfkgk3qd.onion/
*Bëni kujdes që këtë adresë ta shkruani të plotë në TOR Browser dhe ta aksesoni vetëm përmes këtij të fundit
Për udhëzimin visual të përdorimit të platformës referojuni videoguidës më poshtë:
Për më shumë informacion dhe një guidë të detajuar mbi përdorimin e sigurtë të kësaj platforme, përfshirë të gjithë hapat e nevojshme për instalimin e TOR Browser, e më pas aksesimin dhe përdorimin e platformës SecureDrop Sinjalizo, klikoni këtu!