Puno me ne

 

ACQJ bashkë-publikon historitë e saj me mediat në mbarë Shqipërinë, në mënyrë që ato të arrijnë sa më shumë njerëz. Puna jonë është shfaqur në shumicën e portaleve dhe transmetuesve të mëdhenj shqiptarë online. Ne kemi prodhuar më shumë se 200 investigime dhe pako produktesh televizive në primetime. Puna jonë gjithashtu citohet shpesh nga juristë, akademikë dhe politikëbërës.

Ne punojmë me një shumëllojshmëri të gjerë burimesh dhe bashkëpunëtorësh. Këto përfshijnë sinjalizues, gazetarë të tjerë, aktivistë, politikanë, OSHC, avokatë, anëtarë të publikut, institucione qeveritare, koorporata dhe rregullatorë. Ne e kuptojmë se shumë nga këto burime do të kenë një axhendë, dhe ne përdorim metoda rigoroze gazetareske për të siguruar që informacioni dhe provat që na janë dhënë janë të sakta. Ne e ndjekim gazetarinë tonë pa axhendë apo ndikim politik. Ne vërtetojmë dhe shqyrtojmë të gjitha dokumentet, të dhënat dhe informacionin e përgjithshëm që na jepet. Aty ku kemi informacion që nuk është në domenin publik, ne insistojmë të kontrollojmë vërtetësinë e tij me një burim të dytë. Ka rrethana të jashtëzakonshme kur kjo nuk është e mundur dhe në këto raste do të themi se kemi vetëm një burim të vetëm dhe do të shpjegojmë pse mendojmë se është i vlefshëm publikimi i informacionit. Ne kemi një proces rigoroz dhe të hapur për sa i përket të drejtës për përgjigje.

Ne duam që njerëzit dhe organizatat e tjera të përdorin punën tonë dhe të punojnë me ne, dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar ata. Gjithçka që kërkojmë është që të jemi të kredituar për punën e bërë. Ne punojmë me gazetarë të tjerë dhe partnerë mediatikë për të ndihmuar në shpërndarjen e punës sonë. Ne publikojmë të dhënat dhe dokumentet tona kur është e mundur në mënyrë që të tjerët t’i përdorin ato. Ne ndonjëherë ofrojmë gjithashtu të dhëna ose prova të papërpunuara për aktivistët, OSHC-të, lobistët, anëtarët e parlamentit, avokatët dhe shumë palë të tjera të interesuara për t’i përdorur në punën e tyre. Ne e bëjmë këtë sepse besojmë se gazetaria mund të ndihmojë në formimin e botës sonë dhe është një forcë e vërtetë për të mirën, por ne e kuptojmë se ne vetëm hedhim hapin e pare drejt këtij ndyshimi. Nuk është detyra jonë të bëjmë ndryshimin.

Nëse nuk përcaktohet ndryshe, artikujt dhe grafikët tanë mund të ribotohen pa pagesë nën Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivs 4.0. Kjo ju lejon të kopjoni, shpërndani dhe transmetoni produktet tona për qëllime jo komerciale. Nuk lejohet të ndryshoni, transformoni ose ndërtoni produktet tona pa pëlqimin paraprak.

Nëse dëshironi të jeni një partner mediatik dhe të punoni me ne dhe të bashkë-publikoni ditën kur publikojmë një histori, ka një sërë kushtesh drejt këtij bashkëpunimi. Ne kemi kontakte të mira në shumicën e transmetuesve dhe botuesve, por nëse nuk keni punuar me ne më parë, kontaktoni paraprakisht dhe bëni një bisedë me ne.

Dërgo email në Redaksinë tonë të Hetimeve në info@acqj.al

Ndonjëherë ne bëjmë pothuajse të gjithë punën dhe ofrojmë praktikisht një produkt të përfunduar dhe ndonjëherë partnerët tanë të medias ndajnë përpjekjet e përfshira në hulumtim. Ne jemi shumë fleksibël. Në çdo rast, këto janë rregullat sipas të cilave ne punojmë:

  • ACQJ duhet të vlerësohet dukshëm në fillim të shkrimit
  • Në publikimin online të partnerit, krediti ACQJ duhet të lidhet me versionin tonë të artikullit
  • ACQJ duhet të shohë paraprakisht kopjen përfundimtare të partnerit mediatik
  • ACQJ dhe partneri duhet të bien dakord kur produkti do të publikohet
  • Reporterët e ACQJ-së duhet të jenë të cituar për punën e tyre
  • ACQJ dhe partneri mediatik duhet të ndajnë çdo të drejtë për tu përgjigjur

Partnerët jo mediatikë që dëshirojnë të përdorin punën tonë nën licencën Creative Commons duhet të kenë parasysh:

  • Nëse ribotoni në internet, ju lutemi lidheni artikullin tuaj me referencat përkatëse në produktin tonë parësor
  • Materiali ynë nuk mund të shitet veçmas dhe jashtë kontakstit
  • Nëse citoni pjesë nga hulumtimi ynë, ACQJ duhet të kreditohet

Ne gjithashtu bashkëpunojmë me OSHC-të në mënyra të ndryshme. Na kontaktoni!

 

Për më shumë informacion kontaktoni info@acqj.al

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi, 69

Tiranë, ALBANIA


Telefon: +355 (0) 6 8856 3686
Email: info@acqj.al

Investigative Network Albania

Teksti zyrtar është versioni në shqip i faqes së internetit. Kjo faqe përdor përkthim automatik përmes mjeteve të inteligjencës artificiale. Pavarësisht se ky përkthim është i një cilësie të lartë, rastis që të ketë dhe gabime dhe keqkuptime në kontekstin e produkteve. Duke qenë se është një teknologji e cila përmirësohet me kalimin e kohës, shpresojmë të qendroni me ne ndërkohë që perfeksionojmë këtë shërbim.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Newsletter