Ministrja e turizmit, zonja Mirela Kumbaro, në një intervistë zbulon se cilat janë planet afatmesme dhe afatgjata për sektorin e turizmit në vend. Cilat janë masat që po merren për adresimin e mungesës së krahut të punës? Ndër të tjera flasim për arritjet e turizmit gjithë vjetor në vend dhe angazhimi insitutcional për sezonin 2024, i cili konsiderohet edhe viti i provës për vendosjen e vendit në hartën e destinacioneve të qendrueshme turistike, për përballjen me fluksin e turistëve që priten këtë sezon turistik të mbërrijnë në vend.
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show , me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana .