Tirana shënoi rreth 5000 apartamente të shitura më pak për vitin 2023. Megjithatë, kjo rënie e kërkesës duket se nuk e preku çmimin që sipas indeksit Fischer në 6 mujorin e parë të 2023, shënoi një rritje me 16%, ndërkohë që sipas Key Data Albania çmimi mesatar për vitin 2023 u rrit mesatarisht me më shumë se 20%. Ndërsa ndërtuesit shprehen se në apartamentet e reja kostot dhe taksat nuk krijojnë hapësira për ulje, për ekspertët rreziku është prezent edhe për faktin se disa vende të Europës tashmë janë prekur nga një rënie e çmimit. Çfarë do të ndodhë në Tiranë me çmimet e pronave, a do të rriten, do të bien apo do të mbeten aty ku janë?
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show , me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana.