“7501, ligji që ndau tokat por edhe shoqërinë shqiptare…” Tre dekada më parë u miratua ligji, detyra e të cilit ishte të ndante tokat bujqësore për fermerët, pas rënies së sistemit komunist. Por ky ligj hyri në historinë e tranzicionit si një ndër ndërhyrjet më problematike që ndikuan thelbësisht në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Zgjidhja e problematikës së çështjes së pronave është prezente në çdo raport ndërkombëtar që publikohet për Shqipërinë vit pas viti. Nëse në vitet 1990, ligjvënësve shqiptarë iu mungoi përvoja, vitet pasuese treguan që mungoi vullneti për ti dhënë zgjidhje këtij problemi sistematik, i cili ende shkakton kaos në jetën e fermerëve, ish-pronarëve, por edhe administratës shtetërore.
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Opinion, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.