539 aksidente në vendin e punës janë regjistruar në tre vitet e fundit në Shqipëri, ku kanë humbur tragjikisht jetën 93 punonjës. Ndërkohë tregu i punës përballet me një shumëllojshmëri sfidash. Cilat janë problemet e hasura nga punonjësit në Shqipëri? Kush janë sektorët më të rrezikshëm? Çfarë po bëjnë institucionet për adresimin e këtyre sfidave?
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Opinion, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.