Universitetet në zgjedhje pa alternativa

Procesi zgjedhor në universitetet e vendit u shoqërua me problematika të shumta. Më shqetësues ishte fakti i modelit zgjedhor me një kandidat për drejtues të njësive akademike, ku në 7 nga 12 universitete publike dhe në 50% të fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik, gara për drejtues u shoqëruar me vetëm një kandidad, duke eleminuar zgjedhjen apo përballjen e ideve.

Nga ana tjetër, në universitetet pati edhe mungesë transparence. Në Universitetin më të madh në vend, atë të Tiranës, sipas gazetarëve por edhe raportit të monitorimit të Qendresës Qytetare, pati moslejim të medias në qendrat e votimit dhe moslejim të prezencës së vëzhguesve të organizatave në procesin e numërimit.

“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

What's your reaction?
0Smile0Lol0Wow0Love0Sad0Angry
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi, 69

Tiranë, ALBANIA


Telefon: +355 (0) 6 8856 3686
Email: info@acqj.al

Investigative Network Albania

Teksti zyrtar është versioni në shqip i faqes së internetit. Kjo faqe përdor përkthim automatik përmes mjeteve të inteligjencës artificiale. Pavarësisht se ky përkthim është i një cilësie të lartë, rastis që të ketë dhe gabime dhe keqkuptime në kontekstin e produkteve. Duke qenë se është një teknologji e cila përmirësohet me kalimin e kohës, shpresojmë të qendroni me ne ndërkohë që perfeksionojmë këtë shërbim.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Newsletter