Sektori i blegtorisë po përballet me sfida të shumta. Por, cilat janë shkaqet kësaj situate?
Në këtë segment të “31 Minuta” do të hulumtojmë problemet e sotme në sektorin e blegtorisë. Nga fshatrat e braktisur, tek mungesa e fuqisë punëtore, nga mungesat në politikat e prodhimit dhe ekonomia e komanduar tek ndikimet në ekonomi, nga subvencionimet e munguara tek liria e tregut. Do të shqyrtojmë nëse ky regres përkthehet në mungesë të produkteve vendase apo rritje të çmimeve të tyre. Çfarë hapash duhen ndërmarrë që në të ardhmen produktet e blegtorisë të jenë jo vetëm cilësore por edhe të përballueshme për këdo?
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Opinion, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë