Universitetet Shqiptare janë duke u përballur me një rënie të numrit të studentëve. Nga ana tjetër degët të cilat u shpallën prioritare janë drejt mbylljes, ndërkohë ekspertët theksin e vendosin tek emigracioni. Shifrat zyrtare tregojnë që nga 2011 deri në 2022, më shumë se gjysëm milion shqiptarë kanë lenë vendin. Cilat janë pasojat e këtij emigracioni në sistemin arsimor? A ka ardhur koha për një reformim të arsimit të lartë në Shqipëri?
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show , me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana.