Ndotja e ajrit është kthyer në një problem global. Në Shqipëri, monitorimi zyrtar i cilësisë së ajrit në të gjithë territorin është i pamundur të realizohet për shkak të mungesës së stacioneve monitoruese. Ndotësit kryesorë në vend mbeten automjetet dhe ndërtimi. Komuniteti Evropian ka vendosur që në 2035, të gjithë makinat e prodhura të kenë emetime 0. Shumë vende evropiane sytë i kanë kthyer nga makinat elektrike si alternativa më e përshtatshme, duke ofruar skema dhe infrastrukturë nxitëse për konsumatorin dhe biznesin. Por, çfarë është duke bërë Shqipëria në këtë drejtim?
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana .