1485 ankesa qytetarësh u raportuan pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në një vit. Shumica e tyre lidhej me denoncime për dhunë fizike dhe psikologjike të policisë së shtetit. Por a janë ata të njëjtë që shoqërojnë elementet kriminalë dhe i japin atyre ifnromacione konfidenciale operacionesh policore?
101 oficerë policie u arrestuan brenda një viti dhe jo vetëm për ushtrim dhune. 47 përqind u arrestuan për korrupsion, 41 përqind për favorizim të kultivimit të drogës apo shpërndarjen e saj e të tjera akte korruptive.
16 oficerë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për 2023 ju është refuzuar lëshimi i çertifikatës së sigurisë dhe katër të tjerëve ju është hequr ky dokument.
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show , me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana.