Pesë vite më parë, lojrat e fatit u konsideruan një plagë e shoqërisë. Qeveria i mbylli duke pranuar se ishte një industri kaotike ku pastroheshin para. Por sot, në një kthesë të atij vendimi, qeveria po tenton të ri-legalizojë bastet sportive duke pranuar se lojërat e fatit nuk ndaluan asnjëherë, por lulëzuan në tregun e zi. Pse ndryshoi qendrim qeveria? Si do të rregullohet ky sektor problematik, jo vetëm në raport me informalitetin por dhe me përfshirjen e botës së krimit në të? Cilat janë garancitë për disiplinimin e këtij tregu kaotik, riformatimi i të cilit shihet me skepticizëm?
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana.