Në këtë segment do të flasim për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e projektit jetik të Tiranës ‘Unaza e Madhe’. Do të jetë një udhëtim ku do të shohim se si zyrtarë të ndryshëm kanë premtuar afate për përfundimin e saj, por ende ky projekt është duke u zbatuar. Do të flasim për vonesat e këtij projekti por gjithashtu ekspertët do të bëjnë një vlerësim, nëse Unaza e Madhe e kryeqytetit, do të jetë zgjidhja aq shumë e mirëpritur e problemit të përhershëm të trafikut.
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana.