Të ftuar në “Table Talk” është Migena Kapllani dhe Iselda Hunçi. Do të flasim për të rinjtë, nxënësit, por edhe për nismën e bukur që mban emrin “Schoolflix”. Mësuese Migena Kapllani dhe maturantja Isela Hunçi do të tregojnë se si lindi ideja e kësaj platforme, ku maturantët trajtojnë problematika rreth çështjeve që mbeten në heshtje gjatë orëve mësimore. Një gjeneratë e ndrojtur që nuk ka zë të flasë apo një gjeneratë që nuk ka mjetet e duhura për të shprehur veten? Për t’i dhënë përgjigje pyetjeve në dukje retorike ndiqni episodin.
Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.
#SustainMedia, #mediapluralism #mediafreedom #WB6media