Bashkohuni me ne në këtë episod të “Table Talk” ku Juristja Erisilda Shpata hedh dritë mbi rëndësinë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe sfidat që Shqipëria përballet në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. A ka barazi gjinore në vendin tonë? Kjo është vetëm një nga pyetjet që diskutojmë në këtë podcast me një anëtare të shoqërisë civile.
Aktivstja Erisilda Shpata, flet për një nga fushat më të rëndësishme të Bashkimit Europian – të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore. Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ka detyrimin të plotësojë kritere të caktuara. Por çfarë janë këto detyrime në lidhje me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore? Si po ecën vendi ynë në përmbushjen e kritereve? Dhe cilat janë sfidat kryesore që Shqipëria përballet në zbatimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e barazisë gjinore?
Në këtë podcast emocionues, do të gjeni përgjigjet për këto pyetje dhe shumë më tepër. Mos harroni të abonoheni në kanalin tonë në YouTube për të marrë më shumë përmbajtje të ngjashme dhe të frytshme.
Ky podcast është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “ SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva në bashkëpunim me IDM Albania ,dhe Center for Research and Policy Making dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme te Norvegjise (NMFA).
Përmbajtja e podcastit është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).
SMART growth in the Western Balkans!
#SMARTBalkans #SupportedByNorway #CPCDba #IDM #CRPM #smartbalkansproject