Prej vitit 2014, Shqipëria ka një ligj të posaçëm për konsultimet publike që synon t’i japë qytetarëve një rol të drejtpërdrejtë në shprehjen e tyre për projekt-ligjet.
Për shumicën e projektligjeve, veçanërisht ato që ndikojnë në jetën e qytetarëve, konsultimi publik duket formal ose burokratik. Megjithëse teknologjia e lehtëson pjesëmarrjen, në vitin që lam pas në regjistrin elektronik rezultuan vetëm 497 komente. Pse ka kaq pak pjesëmarrje nga qytetarët? Sa e njohin ata procesin? Dhe sa janë marrë parasysh komentet e palëve të interesuara në rastet kur ka konsultim publik?
Këto dhe të tjera pyetje, marrin përgjigje në këtë episod të 31 minuta.