Ku shkojnë paratë e studentëve?

Kërkimi shkencor, blerja e librave, apo shërbimet direkte për studentët duket se janë zëra të papërfillshëm në shpërndarjen e fondeve të universiteteve. Sipas ekspertëve, universitetet e kanë lëshuar dorën në disa shpenzime që konsiderohen si të panevojshme, ndërsa janë treguar tejet “kursimtarë” në elementë që do të rrisnin cilësinë e arsimit dhe do e bënin jetën universitare më gjithëpërfshirëse. Por, ku shkojnë paratë e studentëve, kush vendos për shpenzimet e tyre dhe a shkojnë ato në të njëjtën linjë me nevojat reale të studentëve?

“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show , me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana .