Në këtë segment të 31-minuta, në fokus do të jenë arteriet kombëtare. Do të flasim për rrugën Qukës- Qafëplloc, një aks rrugorë që i ka fillimet e tij që prej vitit 2009, por që ende nuk ka përfunduar. Do të flasim për problemet e financimit të këtij aksi rrugorë, por edhe për premtimet e pambajtura për përfundimin e tij si dhe mangësitë e projektit të këtij aksi. Ndërkohë në vëmendje të kësaj puntate do të jetë edhe rruga e Arbërit dhe ajo Kardhiq-Delvinë. Ju ftojme te ndiqni sagën e një dekade të premtimeve të pambajtura dhe fondeve të keqmenaxhuara.
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana.