Hoteleria Tradicionale kundër Airbnb

Më shumë se 8.3 milionë turistë vizituan vendin tonë këtë vit, duke e vënë Shqipërinë në qëndër të vëmëndjes, së turizmit ndërkombëtar. Ky boom vizitorësh solli shfaqjen e një modeli të ri akomodimi për këta të fundit, atë të Airbnb-së. Ai konkuron hotelerinë tradicionale, por gjithashtu shfaq një sfidë të re sa i takon rregullimit të tregut. Bota është në kërkim të vendosjes së një ekuilibri delikat rreth mbledhjes së taksave, rritjes ekonomike dhe nevojës së lulëzimit të sipërmarrjeve private.