Dokumentari i dytë i zhvilluar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, në kuadër të iniciativës “Barrierat në Komunitet: Efektet e ndërtimit të grupimeve të hidrocentraleve në statusin socio-ekonomik të popullsisë lokale”, me mbështetjen e LevizAlbania, iniciativë e cila ka si qëllim të saj kryesor ndërgjegjësimin e publikut mbi efektin e ndërtimit të parregulluar të grupeve të hidrocentraleve në basene lumore të ndryshme, në cilësinë e jetës së popullatës lokale, si dhe aktivizimi i kësaj të fundit në vendimmarrjen për çështje të një rëndësie të veçantë.
Ky dokumentar hedh dritë mbi jetën e banorëve të Gurit të Bardhë, vendlindja e Pjetër Budit, një nga bastionet e Gjergj Kastriotit, zonë e mbrojtur natyrore dhe rishtazi një fushëbetejë mes banorëve të fshatit, që përpiqen të mbrojnë kulturën, traditat, trashëgiminë dhe mënyrën e jetesës së tyre, dhe kompanive koncesionare që po duan t’u marrin të vetmin burim jetese të mbetur për ta, ujin.
Kjo nismë është e mbështetur nga Leviz Albania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC