Sportistët shqiptarë po përballojnë sakrifica të mëdha për të arritur sukses në fushat e tyre. Mungesa e ambienteve stërvitore dhe vetë financimet në gara, përbëjnë sfidën më të madhe. Mbështetja financiare nuk reflekton nevojat që ata kanë. Pavarësisht se Ministria e Arsimit dhe Sportit për vitin 2023, akordoi 996,000 lekë në përkrahje të zhvillimit të Sportit dhe Rinisë. Megjithatë, vetëm 149.4 milionë lekë u shpërndanë në total për 17 Federata në vend.
Ky dokumentar është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.