Arjan Dyrmishi është Drejtori Ekzekutiv i “Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”. Ai gjithashtu është një ekspert i njohur i çështjeve të sigurisë. Në këtë bisedë me të do të flasim për rolin e Sinjalizuesve në shoqëri, si një mjet i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit. A kemi një zbatim të ligjit për Sinjalizuesit në vendin tonë? A ka patur rezultate pozitive Shqipëria në sinjalizimin e korrupsionit? Cili është perceptimi i qytetarëve për Sinjalizuesit? Çfarë ka bërë Shqipëria dhe çfarë duhet të bëj më shumë për të zhvilluar fushën e Sinjalizimit jo vetëm në aspektin formal të zbatimit të ligjit por edhe në atë praktik?
“Table Talk” është një podcast i ideuar dhe realizuar nga “Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore”. Në fokus ka individë me kontribut në shoqërinë shqiptare. Nuk ka skenar, nuk ka regji, por thjesht një bisedë e nxitur nga kurioziteti mbi punën, sfidat dhe arritjet e tyre.
Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.
#SustainMedia, #mediapluralism #mediafreedom #WB6media