Në këtë episod të “Table Talk”, i ftuar është Erjon Kalaja, ekspert për menaxhimin e burimeve ujore pranë Fondacionit H2H. Biseda sjell rezultatet alarmante të fushatës së monitorimit “Active Water II”, që tregojnë se pothuajse të gjitha rezervuarët dhe liqenet e monitoruara në Shqipëri kanë ngarkesë të lartë bakteriale.
Kalaja shpjegon se shkaktarët kryesorë janë shkarkimet e ujërave të zeza, mbetjet bujqësore dhe ndërtimet e pakontrolluara pranë liqeneve, duke paralajmëruar se ndotja po kërcënon seriozisht shëndetin publik. Ai solli shembullin ekstrem të Vijës së Ngjalës, ku u regjistrua 420 herë mbi normë ngarkesa bakteriale Escherichia coli, pasojë e derdhjeve të vazhdueshme të ujërave të zeza dhe mbetjeve industriale.
Shqipëria, sipas Kalasë, është “vite dritë larg standardeve të BE-së”.