Guroret në Krujë dhe Urë Vajgurore

Prej dy vitesh, asnjë gurore në Shqipëri nuk duhej të ushtronte aktivitet në zona ku rrezikohet mjedisi. Në Krujë dhe Urë Vajgurore puna vijon pa pushim edhe pse të gjitha lejet e këtyre aktiviteteve janë revokuar. Mjedisi po shkatërrohet çdo ditë e më shumë dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë kosto të lartë që ndikon në jetën dhe shëndetin e banorëve të këtyre zonave. 31 Minuta udhëtoi në Krujë dhe Urë Vajgurore, duke zbuluar një panoramë dramatike të situatës mjedisore. Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe #ACQJ, me mbështetjen e U.S. Embassy-Tirana