A ia vlejti bojkoti i futbollit për rreth 3 muaj nga anëtarët e Ligës?

Çfarë po ndodh në fushat e blerta të Shqipërisë. A ishte vetëm pandemia problemi i futbollit, apo ngërçi me qeverinë ishte sfida që mbetet e tillë. 10 ekipet e Kategorisë Superiore bojkotuan për rreth 3 muaj kampionatin, duke kërkuar plotësimin e katër kërkesave. Faza e parë e kampionatit është mbyllur, por kërkesat ende janë mbi tryezë. Ekspertët e quajnë dështim bojkotin e Ligës, ndërsa në federatë dëgjon biseda me ngjyrime optimiste. Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes #RTSH dhe #ACQJ, me mbështetjen e #USEmbassyTirana. #31Minuta