Mungesa e trotuarit rrezik për qytetarin

31 Minuta sjell një vëzhgim që tregon detaje dramatike të sigurisë rrugore në kryeqytet. Tirana është kthyer në makthin e qytetarëve për shkak të mungesës së trotuareve në disa zona urbane dhe trafikut të rënduar. Rrugët dytësore mes blloqeve të banimit shpesh kthehen në rrezik për banorët për shkak se mungojnë elementet që parashikon legjislacioni për sigurinë rrugore. Pse janë shtuar aksidentet? Cilat janë ndëshkimet që parashikon ligji dhe pse kërcënohet siguria e kalimtarëve apo drejtuesve të automjeteve? Kush e ka fajin dhe çfarë tregojne ekspertët? Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes #RTSH dhe #ACQJ, me mbështetjen e #USEmbassyTirana #31Minuta