“Vizioni zero” i aksidenteve rrugore

Në Shqipëri, ritmi i rritjes së numrit të automjeteve është rreth 10% në vit, shifër që tregon edhe rritjen e lëvizshmërisë. Pavarësisht faktit që infrastruktura rrugore zgjerohet dhe përmirësohet, rreziku i përkeqësimit të sigurisë rrugore mbetet real. Nga njollat e zeza, sjellja e drejtuesve të mjeteve ,të këmbësorëve standarti i rrugëve e deri tek trendet e publikimit të shpejtësisë vrasëse në rrjetet sociale e bëjnë me të vështirë vizionin zero aksidente deri në vitin 2050.