Add a comment


Home Vendimet e pa zbatuara të Strasburgut
Vendimet e pa zbatuara të Strasburgut
Mbi 90% e shqiptarëve dëshirojnë që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Aq e lartë është kjo shifër, sa mund të thuhet me bindje që ia kalojnë edhe vendeve që aktualisht janë pjesë e unionit. Përqafimi i këtyre vlerave dëshirohet nga shqiptarët me ëndje prej më shumë se 33 vitesh, por çfarë kanë bërë qeveritë për t’i bërë ato realitet? Në këtë emision të radhës do të trajtojmë zbatimin e të drejtave në Shqipëri, ku element kryesor është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, institucioni i cili në shumë e shumë raste ka konstatuar se ato janë dhunuar e asgjë nuk është bërë për t’i rregulluar.