Infermieria, “Green Card” për në Europë

Infermieria po shihet si profesioni I mundësive jashtë vendit. Mbi 3 mijë të rinj zgjedhin cdo vit këtë program studimi me të vetmin qëllim, të largohen nga vendi për një jetë dhe punë më të mirë, në një nga vendet e Europës. Edhe ata që sapo kanë hyrë në auditoret e fakulteteve, synimet I kanë të qarta, me të marrë diplomën do të ikin. Kryesisht Gjermania është vendi që po tërheq punonjësit e kualifikuar të shëndetësisë shqiptare duke I joshur me standardin e jetesës atje dhe paga disafish më të larta. Afro 1500 infermierë ikin cdo vit nga Shqipëria, për t`u punësuar në spitalet e Europës. Pavarësisht planit për rritjen e pagave, eksodi I punonjësve të shëndetësisë nuk njeh të ndalur.