Turizmi përballë mbeturinave

Shumë media prestigjioze ndërkombëtare e rekomandojnë tashmë Shqipërinë si një ndër destinacionet më atraktive turistike në rajon. Numri i turistëve të dy viteve të fundit mund të tejkalohen në shifra në vitin pasardhës, ndërsa institucionet e linjës duhet ti përgjigjen këtij fluksi. Janë të shumta sfidat për të arritur standardet e vendeve me traditë të gjatë në turizëm, por pastrimi i territorit do të duhej të ishte një çështje e tejkaluar. Problemi i menaxhimit të mbetjeve është jetik për të ruajtur plazhet dhe reputacionin e vendit si mikpritës i turistëve.

“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana .