Add a comment
Home Pandemia/ A e kemi arritur imunitetin e tufës?
Pandemia/ A e kemi arritur imunitetin e tufës?
Pas dy stuhive të forta gjatë fundvitit të shkuar dhe këtij fillim viti, pandemia në Shqipëri po përjeton aktualisht ditët e saj më të qeta. Shifrat e infektimeve të reja kanë rënë ndjeshëm nën 100 çdo ditë e po kështu edhe fatalitetet prej disa javësh fatmirësisht janë të ulta. Por a ka ardhur momenti të gëzohemi? Ekspertët nuk mendojnë kështu!
A e kemi arritur imunitetin e tufës? Cili imunitet po prevalon aktualisht më shumë në Shqipëri? Eugena Tomini vlerëson se imuniteti i tufës dhe ai i krijuar nga vaksinimi, po funksionojnë. Ndryshe mendojnë Alban Ylli dhe Ilir Alimehmeti sipas të cilëve imuniteti i tufës është ai që po prevalon aktualisht në Shqipëri.
Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe #ACQJ, me mbështetjen e U.S. Embassy-Tirana
#31Minuta