Add a comment
Home Shërbimi delivery
Shërbimi delivery
Shërbimi Delivery (postar) në Shqipëri solli një ndryshim rrënjësor në tregun vendas, por nga ana tjetër nxorri në pah defekte të funksionimit të zinxhirit tregtar. Kompani të ndryshme tekstilesh, teknologjie, subjekte shërbimi konsumi si restorante, piceri, njësi tregtimi lulesh patën një shtim të shitjeve përmes internetit, duke shfrytëzuar shërbimin e shpërndarjes së shpejtë me transport të lehtë. Shërbimi solli edhe një rritje të agjentëve të shitjes. Por kjo ngjarje urbane ka edhe një anë tjetër që jo shpesh vihet re. Motorristët sot janë kthyer në një shqetësim për qytetarët, por edhe rrezik për veten duke u ekspozuar më shumë ndaj aksidenteve rrugore. Qindra të vetëpunësuar ofrojnë këtë shërbim, ndonëse rezultojnë të jenë të pa mbrojtur nga aksidentet, për shkak të punës në të zezë, duke krijuar një treg informal transporti në rrugët e Tiranës.
Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes #RTSH dhe #ACQJ, me mbështetjen e #USEmbassyTirana
#31Minuta