Siguria rrugore e cunguar/ Në Shqipëri nuk ka auditim të sinjalistikës rrugore

Problemet me ndërtimin e rrugëve dhe sinjalistikën e tyre shtrihen në të gjithë vendin. Në një komunikim zyrtar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i tha programit “31 minuta” se mungesat dhe problematikat më të shumta janë hyrje-daljet në rrugë pa kriter dhe pa respektuar distancat. Kjo ndodh si pasojë e një trashëgimie të historikut të ndërtimit të rrugëve në vend ose e mungesave të standardeve ligjore në kohën e ndërtimit të rrugëve. Mungesa e sinjalistikes korrekte ndër vite ka ardhur si rezultat i mungesës së elementit “inspektim/auditim rrugor”. Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes #RTSH dhe #ACQJ, me mbështetjen e #USEmbassyTirana #31Minuta