Add a comment


Home Krimet zgjedhore pa ndëshkim
Krimet zgjedhore pa ndëshkim
Teksa vëmendja e politikës është përqëndruar te beteja për 14 majin, programi 31 minuta rikthen shqetësimin e krimeve zgjedhore që na kanë shoqëruar në proceset e mëparshme elektorale. Për vitin e shkuar kishim 27 procedimeve te regjistruara, 3 procese në gjykatë dhe 14 të dënuar. Por kaq. E gjitha është një statistikë numrash dhe pa specifikuar veprën dhe llojin e krimit zgjedhor. Ne vijojmë të mos kemi asnjë të dhënë se kush u dënua, kush mori pafajësi dhe institucionet që kanë përgjegjësinë për ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve japin minimumin e informacionit, apo edhe refuzojnë që të përgjigjen. Ata që njohin proceset zgjedhore, por edhe aktorët politikë flasin sot, si në çdo prag zgjedhjesh për kërcënimin edhe të këtij procesi.