HEC-et, “peshqeshi” për Zonat e Mbrojtura, banorët humbën ujin dhe turizmin

Në Shqipëri ato që konsiderohen si zona natyrore me vlera të veçanta dhe me perspektivë për zhvillimim e turizmit prej vitesh janë prekur nga ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël.

Një pjesë e tyre mbinë aty përpara se këto zona të shpalleshin të mbrojtura dhe të tjerë HEC-ce u shfaqën aty pasi këto zona fituan statusin e tyre, dhe tashmë, më shumë se 61 HEC-e rezultojnë të ndërtuara apo të planifikuara brenda Zonave të Mbrojtura.

Protesta, kundërshtime, arrestime dhe procese gjyqësore kanë qenë rezultati i përballjes për nevojat bazike të popullsive vendase dhe përpjekjeve për ruajtjen e ekosistemit.

Për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura miratimi i kufijve të rinnj pritet të përmirësojë situatën, teksa organizatat mjedisore dhe ekspertët e kundërshtojnë vendimin e qeverisë me argumentin se i hap rrugë projekteve zhvillimore të mëtejshme, që dëmtojnë mjedisin.

#LEVIZALBANIA #LEVIZPERDEMOKRACINEVENDORE #STOPBARRIERAVE
#ACQJ

Kjo nismë është e mbështetur nga @LevizAlbania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

What's your reaction?
0Smile0Lol0Wow0Love0Sad0Angry
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi, 69

Tiranë, ALBANIA


Telefon: +355 (0) 6 8856 3686
Email: info@acqj.al

Investigative Network Albania

Teksti zyrtar është versioni në shqip i faqes së internetit. Kjo faqe përdor përkthim automatik përmes mjeteve të inteligjencës artificiale. Pavarësisht se ky përkthim është i një cilësie të lartë, rastis që të ketë dhe gabime dhe keqkuptime në kontekstin e produkteve. Duke qenë se është një teknologji e cila përmirësohet me kalimin e kohës, shpresojmë të qendroni me ne ndërkohë që perfeksionojmë këtë shërbim.

Copyright © 2023 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Copyright © 2023 Giljana Limani.  All Rights Reserved.