COVID-19/ A do të mund të bëjmë pushime këtë sezon?

Covid 19 goditi ashpër edhe sezonin turistik duke shkaktuar një dëm ekonomik të pallogaritshëm. Një dëm që rrezikon të çojë drejt falimentimit dhjetera biznese. Masat e rrepta shtrënguese për sipërmarrjet e turizmit kanë nisur me 1 qershor, atëherë kur ishte edhe data zyrtare e hapjes së sezonit turistik për këtë vit. Por a do të mund të bëjmë pushime këtë sezon? A mundet sipërmarrjet të ofrojnë siguri që plazhet dhe komplekset turistike të mos jenë burim infektimi?