Beteja e komunitetit rom për materialet e riciklueshme!

Në këtë episod do të sjellim një vëzhgim për aktivitetin e grumbulluesve të materialeve të riciklueshme. Prej më shumë se 20 vitesh kjo punë kryhet nga pjestarët e familjeve rome. Vetëm në qytetin e Tiranës janë më shumë se 3000 grumbullues ndërsa në të gjithë Shqipërinë numërohen rreth 12000 syresh. Jeta e tyre shpesh vështirësohet në Tiranë, kur përplasen jo pak herë më Policinë Bashkiake. Jo pak here edhe rekomandimet e Avokatit të Popullit për ta kanë rënë në vesh të shurdhër.