12.5 orë me ujë të pijshëm në ditë!

Shqipëria është vendi i dytë në Evropë për rezerva ujore, por furnizimi pa ndërprerje i popullsisë mbetet ëndërr. Për shqiptarët ujë 24 orë në ditë është premtimi i çdo fushate elektorale, aq sa ai ka bërë të pabesueshme partitë dhe kandidatët e tyre politike. Pavarësisht nivelit të lartë të rezervave ujore shqiptarët furnizohen vetëm 12.5 orë me ujë të pijshëm në ditë, duke sjellë edhe krijimin e alternativave të reja për të patur ujë çdo kohë në rubinet.