Pandemia COVID-19

Pandemia COVID-19, e cila ka shkaktuar krizën më të madhe shëndetësore që prej Luftës së Dytë Botërore, u shoqërua me shume dilema ne politikeberje, pasiguri në vendimmarrje por edhe me pasreflektime për hapa të gabuara. E ndërsa shumë vende të botës u përballen me valën më të fortë goditëse të saj, Shqipëria falë mbylljes së shpejtë dhe masave izoluese e kaloi butë këtë situatë dhe pa pasoja dramatike në fatalitete. Por kjo analizë vlen të paktën deri në mes të muajit Qershor kur rastet filluan të rriten sërish pas hapjes, si pasojë e neglizhencës në respektimin e rregullave si në biznese ashtu edhe nga qytetarët