Aktivisti

Fitorja është objektivi i çdo partie politike në zgjedhjeje, aq më shumë e partisë në pushtet. Vija e finishit e çdo gare elektorale janë kutitë e votimit, por mënyra se si të bindësh njerëzit ka bërë që partitë të gjejnë mënyra të cilat janë shumë të vështira për t’i ndarë nëse e kalojnë të lejueshmen apo jo. Në “31 minuta” do të trajtojmë çështjen e aplikacionit “Aktivist-i”, i ngritur nga Partia Socialiste për qëllime elektorale si vijimësi e sistemit të patronazhistëve.