Ky dokumentar hedh dritë mbi një çështje të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës për njerëzit me aftësi ndryshe në Shqipëri. Mbi 140 mijë qytetarë që i përkasin kësaj kategorie përballen me mungesën e rampave në institucionet publike, transportin qytetas apo mungesën e semaforëve akustikë. Për vite me rradhë këta qytetarë u jane drejtuar institucioneve për përmirësimin e infrastrukturës, por kërkesat mbeten ende në letër.


Home Aftësia e Kufizuar -“Të dalësh nga shtëpia, sfidë e përditshme”