Kuçova: Një Shekull Naftë

Në zemër të Shqipërisë gjendet një qytet që dikur ishte krenaria e industrisë dhe quhej “Qyteti Stalin”. Kuçova u ngrit mbi naftën, “arin e zi” që i dha jetë dhe punë mijëra familjeve për dekada me radhë. Nga pusi i parë i hapur në vitin 1928, tek industrializimi masiv gjatë periudhës komuniste, qyteti lulëzoi si një qendër ekonomike dhe kulturore unike. Por me rënien e sistemit, erdhi edhe shkatërrimi: uzinat u mbyllën, punëtorët mbetën rrugëve, emigrimi boshatisi lagjet dhe gjurmët e lavdisë mbetën vetëm në rrënoja.

Ky dokumentar sjell për herë të parë historinë e plotë të Kuçovës, lavdinë e të shkuarës, plagët e së tashmes dhe shpresat e banorëve për një të ardhme të re.