41 deputetë të kuvendit të Shqipërisë ose 30% e totalit të të zgjedhurve nuk patën asnjë diskutim gjatë sesionit parlamentar Shtator – Dhjetor 2023 dhe rreth 30 deputetë nuk dëshmuan asnjë kontribut real në komisione ose në seanca plenare. Nga 30 tetori I 2023 deri në 21 dhjetor, 8 seanca parlamentare kane zgjatur 97 minuta e 14 sekonda, ku janë miratuar 39 ligje dhe vendime. Seanca më e shkurtër zgjati vetëm 4 minuta e 52 sekonda, ndërsa ajo më e gjata 22 minuta. Cfarë po ndodh me parlamentarizmin në Shqipëri dhe angazhimin e deputetëve në jetën parlamentare si dhe zgjedhësit e tyre?
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show , me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të U.S. Embassy-Tirana.