Add a comment
Home Spitali i parë në Shqipëri dedikuar trajtimit të Covid-19
Spitali i parë në Shqipëri dedikuar trajtimit të Covid-19
Për herë të parë kamera e emisionit “31 minuta” hyn në spitalin e tretë ku do të trajtohen të infektuarit nga virusi vdekjeprurës Covid-19. Spitali është i pari në Shqipëri i dedikuar për trajtimin e Covid. Pavijonet janë pajisur me linja oksigjenimi në çdo shtrat, kapacitet prej 150 shtretërish dhe me paisje respiratore të lëvizshme për të dy pavijonet e dedikuara. Kamera e 31 Minuta tregon me detaje ambientet e spitalit të tretë që po hapet në kohën kur Shqipëria përballet me një valë të re dhe të rritur të personave të infektuar dhe me muajt më të vështirë të pandemisë.