Add a comment
Home Si po e përjeton Shqipëria valën e dytë nga Pandemia Covid-19
Si po e përjeton Shqipëria valën e dytë nga Pandemia Covid-19
Nëntori ka hyrë i frikshëm. Shifrat e të infektuarve nuk rriten më me disa veta por me disa dhjetra nga ditë në ditë.Po kështu edhe numri i fataliteteve po rritet frikshëm nga muaji në muaj dhe pjesa dërmuese e atyre që futen në terapi intensive nuk ja dalin dot.Në spitale gjëndja ka filluar të rëndohet aq sa ditët e fundit në COVID-1 u krijuan edhe rradhë-pritje për pranimin e pacientëve.
Pyetja që po mundon sot të gjithë është:
A do të na kolapsohet sistemi shëndetësor me këtë ritëm të shtuar të infektimeve? Epidemiologët thonë se spitalet duhet te jenë gati për një shifër më të lartë ndërsa përfaqësuesit e komitetit të ekspertëve thonë se pamvarësisht marrjes së masave për periudhën vjeshtë-dimër, i frikësohen rëndimit të gjëndjes.Ky i fundit vendosi që nga sot e për tre javë të nisë kufizimin e lëvizjeve gatë orëve të natës dhe mbylli baret dhe restorantet por për ekspertët, këto masa që klasifikohen si me intensitet të moderuar , nuk pritet të kenë asnjë efekt në frenimin e infektueshmërisë.