Shoqëria shqiptare: deri ku arrijmë për vëmendje?

Në një shoqëri ku gjithçka shndërrohet në spektakël, vëmendja është bërë pushteti më i madh. Nga rrjetet sociale tek mediat, nga shfaqjet e përditshme tek debati publik, çdo gjest, çdo fjalë, çdo imazh duket se ka vetëm një qëllim: të tërheqë sytë e të tjerëve.

Por çfarë ndodh me përmbajtjen, me mendimin, me dinjitetin, kur gjithçka matet me pëlqime dhe ndjekës? Në këtë episod të “Table Talk”, sociologu Ergys Mertiri flet për etjen e shoqërisë shqiptare për vëmendje, një etje që na bën të ndërtojmë identitete të rreme, të jetojmë mes dy botëve, dhe të harrojmë ngadalë kush jemi në të vërtetë.

Një bisedë për kufijtë e dukjes, për krizën e vlerave në epokën e ekspozimit, dhe për pyetjen më të ndershme që mund t’i bëjmë vetes: A jemi ende vetvetja kur kërkojmë të shihemi nga të tjerët?