Investimet (Jo) Strategjike

Nga privatizimet e shpejta e të pamenduara mirë, tek Shqipëria 1 Euro, e së fundmi investimet strategjike, pasuritë e shqiptarëve janë dhuruar, përvetësuar e shpeshherë shkatërruar në emër të së mirës publike dhe zhvillimit të ekonomisë. Emrat janë të ndryshëm, formula e njëjtë: ne ta japim falas, ti ndërto diçka. E ajo çka është ndërtuar, gati gjithmonë, i ka shërbyer vetëm pronarit të ri. Në këto 31 minuta ne do t’ju sjellim në detaje se si ka funksionuar ligji i investimeve strategjike, pengesat që ka hasur dhe akuzat që ka ngritur. Kjo për të bërë një bilanc, se kush ka përfituar realisht prej tij.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *