Add a comment
Home Modeli që po zhduk mësuesinë
Modeli që po zhduk mësuesinë
Nga njëra anë të rinj që studiojnë në degë pa treg pune, e nga tjetra sipërmarrje që ankohen për punonjës… një duzinë degësh në fakultete që rrezikojnë të mbyllen e profil mësuesie i braktisur. Por, perspektiva e errët e një arsimi defektoz po shtrihet edhe në drejtime të tjera. Kriza demografike, si pasojë e emigracionit endemik po reflektohet me ritme të shpejta te sistemi arsimor në vend, ndërsa niveli i financimit ka mbetur në vendnumëro. Deri diku këto nuk janë zhvillime të papritura. Sistemi universitar nuk është një ishull i largët e i izoluar nga parimet e përgjithshme të funksionimit të shoqërisë shqiptare. Por, një sistem i prishur ka nevojë për riparime urgjente. Në “31 Minuta” drejtues e përfaqësues nga sistemi i arsimit të lartë përpiqen të gjejnë “recetën” për t’u larguar nga kaosi e për të shkuar te sistemi i edukimit, pranë nevojave që ka tregu i punës dhe perspektivat e zhvillimit.