Ekspertët: Korridori 8 pa studim fizibiliteti dhe po ndryshohet gjurma e ndërtimit

Autor: Aurora SHPATAJ

Ndryshimi i tij, siç aktualisht po ndodh, pa një studim fizibiliteti (besueshmërie), është i papranueshëm dhe jashtë standarteve, që vetë qeveria shqiptare ka miratuar dhe krejtësisht në kundërshtim me interesin kombëtar. Projekti kërkon rivlerësimin e tij dhe përpara se të kryhen projekte pjesore të detyruara zbatimi. Pra, duhet kryer një studim, siç e përmendëm më lart, i plotë fizibiliteti, që do të përcaktonte saktë alternativën më të mirë në pikëpamje ekonomike dhe pse jo, shoqërore, politike etj.”- kështu e nis rrëfimin e tij  për korridorin 8, inxhinieri Faruk  Kaba.

Korridori 8 është një ndër projektet më të rëndësishme të vendit, për shkak se zhvillon të gjitha qytetet që kalon. Në studimet e para parashikohej se ky korridor do të përshkojë portet jugore italiane të Barit dhe Brindisit, në portet e Durrësit dhe Vlorës, kalon  në kryeqytetet  Tiranë, Shkup, Sofje, duke përfunduar në portet bullgare të Burgasit dhe Varnës. Sipas inxhinierit Faruk Kaba, korridori 8 është studiuar disa herë ndër vite, sipas alternativës së vetme racionale,  e cila e zhvillon atë në Luginën e Shkumbinit, kalon me një tunel rreth 2,8 km në Qafë – Thanë dhe mbas këtij tuneli shpërndahet në dy drejtime kryesore:

1) Nga Qafë – Thana në territorin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, Burgas e Varnas në Detin e Zi;

2) Drejtimi tjetër nga Qafë –Thana në Korçë, Kapshticë, Selanik dhe Stamboll. Sipas inxhinierit,  korridori 8 nuk është i rëndësishëm vetëm për Shqipërinë. Realizimi i tij do të ketë një interes të madh jo vetëm ekonomik, por edhe strategjik për disa vende anëtare të Bashkimit Evropian e do ta kthejë Shqipërinë në një vend kyç në rrjetin rrugor ndërkombëtar.

Sa është  kostoja e korridorit 8 në Shqipëri?

Sipas një deklaratë për shtyp të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me datë 3 prill 2023, ministrja deklaroi që korridori  8 ka një dalje të re në Maqedoninë e Veriut.

 Na ka ndihmuar edhe e gjithë situata e ndihmuar në Ukrainë, pasi Korridori i 8 është një korridor aksesi për gjithë sigurinë e Europës dhe sigurinë kombëtare të të gjitha vendeve duke qenë se lidh detin Mesdhe me pjesën e Detit të Zi duke krijuar kështu një korridor sigurie të lartë. Këtu kemi arritje konkrete dhe kjo duhet thënë. Qeveria shqiptare, MIE, tashmë kanë nisur punën për ndërtimin e Korridorit 8 me lotin e parë të rrugës Elbasan-Qafë Thanë

Inxhinieri tregon për “Sinjalizo” që projekti i cili po tentohet të zbatohet në vendin tonë është shumë i shtrenjtë nga pikëpamja ekonomike.

Projekti që aktualisht është ndërmarrë është krejt jo fleksibël nga pikëpamja ekonomike është shumë i shtrenjtë (së paku 150 milionë Euro), por mbi të gjitha krejt jashtë interesit tonë. Siç është e qartë, janë shkelur standartet dhe të gjithë rregullat, e miratuara zyrtarisht, që shumë qartë definojnë një gjë të tillë.”

Ai tregon se ky projekt do sjellë që juglindja e vendit tonë të mos lidhet me autostradën e korridorit 8 e si rrjedhojë për të shkuar në Pogradec, Korçë duhet të kalojmë më parë në Maqedoninë e Veriut.

Edhe nëse këtë variant të ndryshuar të këtij korridori do t’a kishin kërkuar fqinjët tanë (Maqedonia), nuk kishte nevojë as të merrej në konsideratë, pasi bie ndesh me atë çfarë ka qenë vendosur më parë dhe mbi të gjitha me interesin tonë. Sipas kësaj ideje, pa përmbajtje dhe llogjikë të vërtetë inxhinierike dhe të pa studiuar, qytetarët shqiptare (dhe jo vetëm), për të kaluar nga rajonet e tjera të vendit, në drejtim të ‘Pogradec-Korcë-Kapështicë’ e më tej, do duhet të kalojnë detyrueshëm, së pari në Maqedoni. Kjo është krejt absurde për të mos përdorur shprehjen “budallallëk” apo “idiotësi” teknike, profesionale. Studimi profesional që imponojnë standartet do të zgjidhte këtë absurditet.”

Të njëjtin qëndrim mban dhe inxhinieri Fisnik Kruja, i cili shprehet se ky projekt ka probleme serioze.

Sipas këtij varianti kompromentohet lidhja me autostradën e një pjesë të rëndësishme të territorit të Shqipërisë Juglindore (Pogradec, Maliq, Bilisht, Kapshticë e për më tepër perspektiva e lidhjes me territorin grek, ku autostrada deri në kufirin tonë tashmë ka përfunduar. Lidhja me autostradë me Kapshticën është me interes sidomos për Italinë, por edhe për Turqinë. “

Inxhinieri shprehet për “Sinjalizo” se ky projekt rrezikon të humbë shumë nëse ndryshon projekti i studiuar.

Në planin politik, së pari, Republika e Shqipërisë humbet sovranitetin mbi njërin nga dy Korridoret kryesore të vendit, sepse dalja e tunelit do të jetë në territorin e një vendi fqinj. Si rrjedhojë qarkullimi i mjeteve mund të jetë eventualisht nën efektin e humorit politik të atij vendi.”

Edhe ish-ministri i Punëve Publike Spartak Poçi, një ndër ministrat që është marrë nga afër me korridorin e 8 tregon se problemet e këtij projekti është se ka filluar puna pa studim.

“Ka filluar të ndërtohet pa studim, Me çfarë fondesh, me çfarë studimi, a është bërë publike. Duhet një projekt se si mund të zgjerohen rrugët, të pakësohen kthesat, një studim së pari duhet, një skemë financimi, një projekt zbatimi, studim fizibiliteti.”

Ish-ministri Poçi shprehet se çdo ndryshim në projektin e korridorin 8 e bën që të mos quhet më i tillë.

Gjurma e korridorit të tetë është e përcaktuar, nuk mund të ndryshojë, nuk duhet se pastaj çdo ndryshim do sjellë që ky projekt të mos quhet më korridori i tetë”.

Ndërkohë, puna për ndërtimin e Korridorit të tetë brenda territorit të Shqipërisë ka filluar në dalje të Elbasanit. Sipas buletinit të njoftimeve publike, në  maj 2023  është nënshkruar një kontratë “Studim Projektim aksi rrugor ‘Bushtricë – Pika Doganore Koridori 8’,” ku fondi limit është 49,990,353.04 lekë.

“Sinjalizo” i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për këtë çështje, nëse  ka studim fizibiliteti për korridorin 8. Deri në momentin e publikimit të shkrimit , nga ana e ministrisë nuk është kthyer përgjigje.

Ky artikull u krijua bazuar në të dhëna të siguruara nga individë që kanë zgjedhur të ngrenë zërin. Ndani historinë tuaj, fuqizojini të tjerët dhe bëhuni faktor për ndryshim. Vizitoni faqen: www.acqj.al/sinjalizo-dhe-ti/

What's your reaction?
0Smile0Lol0Wow0Love0Sad0Angry
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi, 69

Tiranë, ALBANIA


Telefon: +355 (0) 6 8856 3686
Email: info@acqj.al

Investigative Network Albania

Teksti zyrtar është versioni në shqip i faqes së internetit. Kjo faqe përdor përkthim automatik përmes mjeteve të inteligjencës artificiale. Pavarësisht se ky përkthim është i një cilësie të lartë, rastis që të ketë dhe gabime dhe keqkuptime në kontekstin e produkteve. Duke qenë se është një teknologji e cila përmirësohet me kalimin e kohës, shpresojmë të qendroni me ne ndërkohë që perfeksionojmë këtë shërbim.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Newsletter